Save the Children

Përmirësimi i qasjes ne edukim dhe cilësisë se edukimit përmes promovimit te metodave gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje ne edukimin e fëmijëve nga grupet e margjinalizuara, duke kontribuar për një edukim me kualitet me te larte për te gjithë fëmijët, si dhe ne ofrimin e një edukimi me te dobishëm përmes sistemeve te financimit dhe menaxhimit te cilat do tua mundësojnë institucioneve parashkollore te jene gjithëpërfshirës dhe te çojnë drejt ndryshimit te qëndrueshëm.

PUNA E SAVE THE CHILDREN

Promovimi i Edukimit Gjithëpërfshirës për fëmijët e komuniteteve Rome,Ashkali dhe Egjiptas dhe te gjithë fëmijëve:

Ngritja e vetëdijes lidhur me rëndësinë e edukimit ne mesin e komuniteteve Rome,Ashkali dhe Egjiptase si dhe ne mesin e grupeve te tjera te margjinalizuara, përkrahja e komuniteteve lidhur me mënyrat e mbështetjes se fëmijëve te tyre dhe angazhimi i tyre neper shkolla.

Ngritja e kapaciteteve te institucioneve dhe komuniteteve, duke ndihmuar ata qe te bëhen me te ndjeshëm ne aspektin kulturor dhe gjithëpërfshirës ne qasjen e tyre dhe ne informimin e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas dhe me grupet e tjera te margjinalizuara.

Krijimi i mekanizmave për identifikimin e fëmijëve jashtë shkollës ne bashkëpunim me organizatat lokale te shoqërisë civile dhe me organizatat tjera partnere përmes vizitave derë më derë.

Mbështetja e proceseve te menaxhimit te shkollave dhe ofrimi i trajnimeve për mësimdhënës mbi metodologjitë e edukimit gjithëpërfshirës kualitativ.

Zbatimi i punës avokuese te autoritetet komunale për rritjen e alokimit te mjeteve për përkrahjen metodologjive të edukimit gjithëpërfshirës përmes Indeksit te Përfshirjes.

Avokimi dhe ngritja e vetëdijes lidhur me rëndësinë e investimit ne Përkujdesjen dhe Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme (Early Childhood Care Development -ECCD).

Mbështetja e një qendre për Zhvillimin ne Fëmijërinë e Hershme për moshat 3-6 vite ne komunën e Mitrovicës për fëmijët nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptas dhe prindërit e tyre.

Linku i web faqes: http://kosovo.savethechildren.net/

Web Design MymensinghPremium WordPress ThemesWeb Development

Moving Forward – First meeting of the Leading Council of Kosovo RAE Early Years Network

June 28, 2014June 28, 2014
The final review of the networks’ documentation was made and the members agreed about the final changes. The chairmen and secretary of the network were selected, Kosova Education Center will be the chairmen and Balkan Sunflowers Kosova will be the secretary of the network for the period of one year. The training materials and timeframe for their implementation were also discussed and will be defined in the near period. The aim of the K-RAEYN is to establish a network of ECD professionals and para-professionals from RAE communities in Kosovo, and those who work with RAE communities in Kosovo. It is based on the concept of Romani Early Years Network (REYN) which was launched at a special event, during the international ECD conference, organized jointly by the International Step by Step Association (ISSA) in October 2012. The member organizations of the leading council of the K-RAE-EYN who also took part in the meeting are the following: Iniciativa 6, Balkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, and Kosova Education Center. The next meeting of the Leading Council will be held during May 2014. Previously, Kosovo Education Center organized two meetings with K-RAE-EYN members, one in December 2013 and one in April 2014, where the idea and plans of the network was discussed and the members were registered.

Ecim përpara – Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të Rrjetit

June 28, 2014
Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të RrjetitK-RAE –EYN Gjatë takimit u bë shqyrtimi i dokumentacionit të rrjetit dhe anëtarët u pajtuan për ndryshimet përfundimtare. U zgjodhën kryesuesi dhe sekretari i rrjetit. Qendra për Arsim e Kosovës u zgjodh kryesuese kurse Balkan Sunflowers Kosova u zgjodh sekretare , te dyja organizatat do të jenë në këto funksione për periudhën një vjeçare. Në takim u diskutua lidhur me materialet për trajnim dhe periudhën kohore për implementimin e tyre, kjo do të definohet në një periudhë të afërme. Qëllimi i rrjetit K-RAEYN është themelimi i një rrjeti profesionistësh dhe para- profesionistësh për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme nga komunitetet RAE në Kosovë dhe të atyre që punojnë me komunitetet RAE në Kosovë . Ky rrjet bazohet në konceptin e rrjetit Romani Early Years Network (REYN) i cili u lansua në një organizim të veçantë , gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (ISSA) në tetor të vitit 2012. Organizatat anëtare të këshillit udhëheqës të rrjetit K-RAE-EYN të cilat gjithashtu morën pjesë në takim janë: Iniciativa 6, Ballkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, dhe Qendra për Arsim e Kosovës. Takimi i ardhshëm i Këshillit Udhëheqës do të mbahet gjate muajit maj,2014. Qendra per Arsim e Kosovës, paraprakisht kishte organizuar dy takime me anëtarët e K-RAE-EYN, një në dhjetor 2013 dhe një në prill 2014, ku u shqyrtuan idetë dhe planet lidhur me rrjetin dhe u regjistruan anëtarët.