Qendra per Arsim e Kosovës (KEC) është organizate jo-qeveritare dhe jo-profitabile e themeluar ne vitin 2000 nga Fondacioni Soros.
Misioni i KEC-it është : Zhvillimi i kapacitetit për avancimin e sistemit të arsimit, përmes ofrimit të shërbimeve dhe të burimeve të cilësisë së lartë, si dhe përmes bashkëpunimit aktiv me të gjitha palët me interes në vend dhe jashtë tij.
Vizioni i KEC – it është : Ndërtimi i një sistemi efikas dhe gjithëpërfshirës të arsimit që i kontribuon zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke aftësuar qytetarët për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për pjesëmarrje aktive në jetën demokratike.
KEC është përqendruar ne trajnimin e punëtoreve te arsimit, hulumtime dhe konsulenca për arsimin. KEC vepron me një numër te programeve te trajnimit për punonjësit e arsimit te zhvilluara për te kontribuar ne reformat aktuale ne sistemin e arsimit. Deri me tani, këto programe kane përfshire me tepër se 17,000 mësimdhënës ne Kosove. Programet e trajnimit janë te akredituara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si pjese e kërkesave drejt certifikimit te mësimdhënësve.
KEC ka përvoje te dëshmuar ne fushat ne vijim:
Zhvillimin e resurseve njerëzore . – duke realizuar një numër te programeve të trajnimeve për mësimdhënës ne shërbim siç janë; Mendimi Kritik per Lexim dhe Shkrim (MKLSH),Hap Pas Hapi, Planifikimi dhe Vlerësimi me pjesëmarrje, Edukimi për Drejtësi Shoqërore, Kosovizion, Plani Zhvillimor i shkollës.
KEC ka mbështetur implementimin e shume iniciativave për përmirësimin e shkollës duke i përkrahur shkollat ne zhvillimin e planeve dhe ne ndërmarrjen e veprimeve te bazuara ne shkolle te fokusuare drejt përmirësimit te kualitetit te edukimit, pjesëmarrjes se nxënësve dhe prindërve, etj.
Zhvillimin dhe analizimin e politikave te arsimit – duke ofruar shërbime te konsulences për Qeverinë e Kosovës ne zhvillimin e tri dokumenteve kombëtare: Strategjia për zhvillimin e Arsimit Parauniversitar ne Kosove 2007-2017; Strategjia e Zhvillimit te Arsimit te Larte ne Kosove 2005-2015 dhe Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas ne Kosove 2007-2017 (Komponenti i Arsimit)
Transparenca dhe Barazia ne Arsim – duke realizuar projekte te mbështetura nga një numër donatorësh me qellim te ngritjes se transparencës ne edukim dhe ndërtimit te një sistemi arsimor gjithëpërfshirës që jep shembull te barazisë ne mes te njerëzve. Një vëmendje e veçante i kushtohet avancimit te të drejtave të fëmijëve në arsim.
Përveç kësaj, KEC është duke realizuar projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e mirëqenies sociale të komuniteteve Rom, Ashkali,Egjiptian dhe duke përmirësuar qasjen e tyre në arsim, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në arsim, si dhe promovimin e trashëgimisë se tyre kulturore nder te tjera.
Linku i web faqes: http://kec-ks.org/