Iniciativa 6

Vizioni

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të integruar në të gjitha sferat e jetës dhe kontribues të barabartë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Misioni

“Iniciativa 6” është organizatë joqeveritare e cila angazhohet për përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit dhe në fushat tjera, që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të tyre. Iniciativa 6 arrin këtë qëllim përmes ndërgjegjësimit, ngritjes së kapaciteteve dhe avokimit.

Iniciativa 6 punon me fëmije, të rinjë dhe familje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe me institucionet lokale dhe qendrore, OSHC-të vendore dhe ndërkombëtare dhe palët tjera me interes.

 Objektivat strategjike te organizates Iniciativa 6

1. Përmirësimi i gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit, të drejtat e fëmijëve, shëndetësi dhe mirëqenie sociale;

 2. Rritja e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin formal dhe joformal;

 3. Ngritja e bashkëpunimit në mes komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, organizatave dhe institucioneve

Iniciativa 6 (I 6) është organizatë joqeveritare, e cila është themeluar në vitin 2003. Që nga themelimi Iniciativa 6 është angazhuar në përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit, të drejtave të fëmijëve, shëndetësisë dhe fushat tjera me interes për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Iniciativa 6 është organizatë me përvojë në fushën e edukimit formal dhe joformal. Ajo ka kontribuar në rritjen e numrit të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian të përfshirë në arsimin parafillor, fillor, të mesëm dhe universitar; zvogëlimin e braktisjes së shkollimit; ndërgjegjësimin e komuniteteve për rëndësinë e arsimit, edukimin shëndetësor, respektimin e drejtave të fëmijëve, etj.

Iniciativa 6 ka realizuar dhe ka qenë pjesë e fushatave vetëdijësuese; ka avokuar te institucionet në nivele lokale dhe qendrore në ndryshimin e politikave publike që kanë të bëjnë me mbrojtjen e drejtave të fëmijëve dhe për çështje të ndryshme në interes të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; ka qenë njëra ndër bartëset e hartimit të Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian 2007-2015 dhe anëtare e grupit punues për hartimin e Planit të veprimit për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Prizren, 2012-2015.

I 6 ka zhvilluar fillimisht aktivitetet saj në komunën e Prizrenit. Bazuar në rezultatet e arritura në Prizren si dhe nevojën për përkrahjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian edhe në komunat tjera, organizata ka shtrirë veprimtarinë e saj në disa komuna të Kosovës.

Iniciativa 6 është anëtare e rrjeteve dhe koalicioneve të Organizatave të Shoqërisë Civile. I 6 është anëtare e koalicionit KOMF; anëtare e KRAEF; anëtare e KVRL si dhe anëtare e Komitetit ndërinstitucional për monitorimin e implementimit të Planit të veprimit për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, në nivel qendror.

Iniciativa 6 udhëhiqet nga bordi i organizatës, i përbërë nga tre anëtare dhe menaxhohet nga drejtori ekzekutiv si dhe menagjerët e programeve dhe kordinatorët e projekteve.

Stafi i Iniciativa 6 është i përkushtuar që të vazhdoj të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Web Design MymensinghPremium WordPress ThemesWeb Development

Moving Forward – First meeting of the Leading Council of Kosovo RAE Early Years Network

June 28, 2014June 28, 2014
The final review of the networks’ documentation was made and the members agreed about the final changes. The chairmen and secretary of the network were selected, Kosova Education Center will be the chairmen and Balkan Sunflowers Kosova will be the secretary of the network for the period of one year. The training materials and timeframe for their implementation were also discussed and will be defined in the near period. The aim of the K-RAEYN is to establish a network of ECD professionals and para-professionals from RAE communities in Kosovo, and those who work with RAE communities in Kosovo. It is based on the concept of Romani Early Years Network (REYN) which was launched at a special event, during the international ECD conference, organized jointly by the International Step by Step Association (ISSA) in October 2012. The member organizations of the leading council of the K-RAE-EYN who also took part in the meeting are the following: Iniciativa 6, Balkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, and Kosova Education Center. The next meeting of the Leading Council will be held during May 2014. Previously, Kosovo Education Center organized two meetings with K-RAE-EYN members, one in December 2013 and one in April 2014, where the idea and plans of the network was discussed and the members were registered.

Ecim përpara – Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të Rrjetit

June 28, 2014
Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të RrjetitK-RAE –EYN Gjatë takimit u bë shqyrtimi i dokumentacionit të rrjetit dhe anëtarët u pajtuan për ndryshimet përfundimtare. U zgjodhën kryesuesi dhe sekretari i rrjetit. Qendra për Arsim e Kosovës u zgjodh kryesuese kurse Balkan Sunflowers Kosova u zgjodh sekretare , te dyja organizatat do të jenë në këto funksione për periudhën një vjeçare. Në takim u diskutua lidhur me materialet për trajnim dhe periudhën kohore për implementimin e tyre, kjo do të definohet në një periudhë të afërme. Qëllimi i rrjetit K-RAEYN është themelimi i një rrjeti profesionistësh dhe para- profesionistësh për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme nga komunitetet RAE në Kosovë dhe të atyre që punojnë me komunitetet RAE në Kosovë . Ky rrjet bazohet në konceptin e rrjetit Romani Early Years Network (REYN) i cili u lansua në një organizim të veçantë , gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (ISSA) në tetor të vitit 2012. Organizatat anëtare të këshillit udhëheqës të rrjetit K-RAE-EYN të cilat gjithashtu morën pjesë në takim janë: Iniciativa 6, Ballkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, dhe Qendra për Arsim e Kosovës. Takimi i ardhshëm i Këshillit Udhëheqës do të mbahet gjate muajit maj,2014. Qendra per Arsim e Kosovës, paraprakisht kishte organizuar dy takime me anëtarët e K-RAE-EYN, një në dhjetor 2013 dhe një në prill 2014, ku u shqyrtuan idetë dhe planet lidhur me rrjetin dhe u regjistruan anëtarët.