Te gjithë anëtarët e rrjetit K-RAEEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas) ftohen për te aplikuar për trajnimin “ Edukimi për te Drejtën Shoqërore”. Trajnimi zgjat katër dite dhe do te mbahet ne datat ne vijim: 11,12 qershor dhe 16,17 qershor 2015
Trajnimi mbahet në zyrat e KEC-it në Prishtinë.
Trajnimi “Edukimi për të Drejtën Shoqërore” është program i cili ka për qëllim krijimin e vetëdijes kritike për të njohur diversitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik, si vlerë njerëzore. Pranimi i të tjerëve pa paragjykime, të qenit tolerant dhe i hapur, janë sjellje thelbësore e çdo qytetari, si dhe kusht për krijimin e një shoqërie demokratike. Një qasje e tillë i mundëson çdo qytetari të drejtën për të qenë i pranuar dhe i trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, në aspektin individual, shoqëror dhe institucional
Trajnimi organizohet në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit K-RAEEYN dhe synon të rrisë njohuritë e profesionistëve dhe para-profesionistëve. Programi është i hartuar dhe mbështetur nga Instituti për Shoqëri te Hapur -OSI.
Afati i fundit për aplikim është të hënën, me 8 qershor 2015, ora 16:00.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni e-mail në adresën dberisha@kec-ks.org