Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) promovon idealet e një shoqërie te kujdesshme dhe te hapur qe punon për përfshirje, mbrojtje te te drejtave te njeriut dhe promovim te vullnetarizmit si një mjet për rindërtimin shoqëror. BSFK punon kryesisht me komunitetet me te rrezikuara ne Kosove siç janë komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase. BSFK aktualisht numëron me shume se 100 punëtore duke përfshirë administratën, programin dhe vullnetaret.
Balkan Sunflowers Kosova synon te mobilizoje komunitetet jo shumicë ne Kosove qe te sigurojnë për vete te drejta te plota te njeriut, duke përfshirë edhe te drejtën për edukim dhe integrim ne shoqërinë Kosovare.
Çdo fëmije meriton qasje te barabarte ne edukim. BSFK ka për qellim qe tu ofroje përkrahje ne edukim fëmijëve te cilët janë skajshmërisht te pa-favorizuar duke përfshire edhe përkujdesje ne komunitet me metoda inovative te mësimit dhe materiale te nevojshme.
Me fëmijën ne qendër: Ne inspirohemi nga përvoja e cila tregon se te gjithë fëmijët duan te mësojnë. Nëse mjedisi i mësimor është nxitës atëherë fëmijët do te rezistojnë me pak dhe qendrat tona te mësimit dhe përvojat e mësimit te lehtësuara mire do te jene një hap i rëndësishëm për te ecur përpara apo për te zëne hapin ne edukimin formal qe udhëhiqet nga shteti. Me hapjen e përvojave te mësimit për te gjithë fëmijët, Qendrat e mësimit synojnë tu ofrojnë fëmijëve përkrahje ne edukim e cila ju lejon atyre zhvillimin deri ne potencialin e plote. Sistemi i edukimit ne Kosovë ende vuan nga problemet nga e kaluara por qendrat tona inkurajojnë një ambient me fëmijën ne qendër qe është edhe fokusi i metodologjisë sonë qe shfrytëzohet ne klubet e Leximit dhe Shkencës. Kjo do te thotë se fëmijët inkurajohen qe te flasin, pyesin dhe tu përgjigjen pyetjeve dhe te shprehen duke qene bashke- konstruktorë te njohurisë dhe kuptimit.
E bazuar ne komunitet : Përfshirja e komunitetit dhe pjesëmarrja e tyre gjate gjithë kohës është pjese qendrore e punës tone. Personeli i Balkan Sunflowers Kosova, si dhe vullnetaret janë anëtarë aktiv te komunitetit ne te cilin punojnë. Karakteristikat e ndryshme, traditat e familjeve dhe komunitetet e fëmijëve duhet te merren parasysh ne mënyre qe te lehtësohet procesi i mësimit për ta. Ndjeshmëria e programit dhe përgjigjja ndaj nevojave te familjeve tregohet duke i vlerësuar dhe përfshire prindërit dhe atë përmes pjesëmarrjes se prindërve dhe familjes ne procesin e planifikimit dhe vlerësimit te aktiviteteve. I mbështetur nga vullnetaret : Përveç personelit qe punon ne orar te plote, Balkan Sunflowers Kosova ka anëtarë te personelit qe punojnë si vullnetare. Kontributi i tyre ne pune demonstron përkushtimin e tyre ne çështjen qe e përkrahim dhe është shume i rëndësishëm për suksesin tone.
Gjithëpërfshirës : Projektet tona promovojnë dialogun dhe aktivitetet nder-etnike, kryesisht përmes bashkëpunimit me shkolla, ne gjithashtu inkurajojmë ndërtimin e marrëdhënieve ne mes te njerëzve te të gjitha etnive ne të gjitha fushat tona te programit.
Linku i web site: www.balkansunflowers.org