The Romani Early Years Network (REYN) –Rrjeti Rom për Vitet e Hershme ndërlidh praktikues nga prapavija Rome, Udhëtuese dhe te tjerët qe punojnë me fëmije te vegjël, familje dhe komunitete. Rrjeti është tanimë aktiv ne 18 shtete te Evropës dhe është ne rritje e sipër.
REYN shërben si një platforme përmes se cilës praktikuesit Romë dhe te tjerë te Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme mund te përmirësojnë vetëbesimin dhe kompetencat e tyre për punën me fëmijët Rom dhe me familjet e tyre. REYN është pjese dhe menaxhohet nga ISSA ne partneritet me Fondacionin për Shoqëri te Hapur, Iniciativa “ Kopaçi” te Programit për Fëmijërinë e Hershme (OSF/ECP).
REYN ka për qellim qe te :
- Përkrahë zhvillimin e shkathtësive dhe praktikave te mira,
- Te shpërndajë njohuritë e nxjerra nga përvojat e punës efektive me familjet Rome dhe fëmijët e vegjël,
- Te krijoje partneritet efikas ne mes te praktikuesve Rome dhe praktikuesve te tjerë qe punojnë me fëmijët e vegjël Romë,
- Te mbështesë zhvillimin profesional për ata qe punojnë me këto grupe te margjinalizuara dhe te përjashtuara.
Për me shume informata lidhur me REYN:
Fletepalosja: http://www.issa.nl/sites/default/files/REYN%20leaflet_0.pdf
Blogu: http://reyn.blog.issa.nl/sample-page/
Ueb-faqja: http://www.issa.nl/content/join-reyn