Projekti ka për qellim themelimin e rrjetit K-RAEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas)), rrjet ky i profesionisteve dhe para-profesionisteve për Zhvillimin ne Fëmijërinë e Hershme te komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove. Rrjeti bazohet ne konceptin e Romani Early Years Network (REYN) , e cila u lansua ne një organizim te veçante, gjate konferencës ndërkombëtare mbi Zhvillimin ne Fëmijërinë e Hershme te organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi ( ISSA) dhe DECET ( Diversity in Early Childhood Education and Training) në Tetor te vitit 2012 .

Duke marre parasysh situatën komplekse qe ndërlidhet me edukimin ne fëmijërinë e hershme te fëmijëve Rome, Ashkali dhe Egjiptas ne Kosove, ekziston nevoja për një shërbim i cili i përkrahe qendrat për Zhvillimin ne Fëmijërinë e Hershme te bazuara ne komunitet qe ti adresojnë vështirësitë me te cilat ballafaqohen duke përfshire edhe kualitetin e shërbimeve dhe çështjet organizative.

Ky shërbim ofron mundësi për zhvillim profesional, mësim nga koleget dhe rrjetëzim me profesionistet dhe para-profesionistët e Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptas ne Kosove, dhe me ata qe punojnë me komunitetet Rome,Ashkali dhe Egjiptase, si dhe me rrjete me te gjera ne nivel nacional dhe regjional.

Projekti zbatohet nga KEC ( Qendra për Arsim e Kosovës ) ne bashkëpunim me gjashtë organizata partnere nga Kosova, te gjitha këto me përvoje të theksuar ne ofrimin e shërbimeve te Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme për fëmijët nga komunitetet Rome,Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove.

Rezultatet kryesore te pritura te projektit janë:

  1. Themelimi i një komuniteti profesional gjithëpërfshirës ne mesin e praktikuesve ( profesioniste dhe para-profesioniste) te Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme qe punojnë me fëmijët Rome, Ashkali dhe Egjiptas.
  2. Praktikuesit ( profesionistet dhe para-profesionistet) e Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme kane kapacitet për te aplikuar qasje moderne dhe gjithëpërfshirëse gjate punës me fëmijët Rome,Ashkali dhe Egjiptas
  3. K-RAEYN ka kapacitet për te avokuar për politika dhe praktika gjithëpërfshirëse ne nivel lokal dhe nacional.

Aktivitetet e projektit përfshijnë rrjetëzimin dhe mësimin nga përvojat ne mes te profesionisteve dhe para-profesionisteve te Zhvillimit ne Fëmijërinë e Hershme qe punojnë me komunitetet Rome,Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove, si dhe pjesëmarrjen ne rrjetin me te gjere te REYN ( Roma Early Years Network). Aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve kane për qellim qe te përmirësojnë performancën e edukatoreve qe punojnë me fëmijët Rome, Ashkali dhe Egjiptas, si dhe përmirësimin e kapaciteteve te tyre për te avokuar për politika dhe praktika gjithëpërfshirëse. Projekti do te ofroje përkrahje ne teren për anëtarët e K-RAEEYN-it dhe do ti ndihmoje ata qe te organizojnë një numër te aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes ne shtate regjione te Kosovës. Një konference regjionale (Ballkanit perëndimor ) lidhur me gjithpërfshirjen do te jete organizimi final i projektit për këtë periudhe te financimit. Është e parapare qe rrjeti te vazhdoje punën me pas.

Web Design MymensinghPremium WordPress ThemesWeb Development

Moving Forward – First meeting of the Leading Council of Kosovo RAE Early Years Network

June 28, 2014June 28, 2014
The final review of the networks’ documentation was made and the members agreed about the final changes. The chairmen and secretary of the network were selected, Kosova Education Center will be the chairmen and Balkan Sunflowers Kosova will be the secretary of the network for the period of one year. The training materials and timeframe for their implementation were also discussed and will be defined in the near period. The aim of the K-RAEYN is to establish a network of ECD professionals and para-professionals from RAE communities in Kosovo, and those who work with RAE communities in Kosovo. It is based on the concept of Romani Early Years Network (REYN) which was launched at a special event, during the international ECD conference, organized jointly by the International Step by Step Association (ISSA) in October 2012. The member organizations of the leading council of the K-RAE-EYN who also took part in the meeting are the following: Iniciativa 6, Balkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, and Kosova Education Center. The next meeting of the Leading Council will be held during May 2014. Previously, Kosovo Education Center organized two meetings with K-RAE-EYN members, one in December 2013 and one in April 2014, where the idea and plans of the network was discussed and the members were registered.

Ecim përpara – Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të Rrjetit

June 28, 2014
Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të RrjetitK-RAE –EYN Gjatë takimit u bë shqyrtimi i dokumentacionit të rrjetit dhe anëtarët u pajtuan për ndryshimet përfundimtare. U zgjodhën kryesuesi dhe sekretari i rrjetit. Qendra për Arsim e Kosovës u zgjodh kryesuese kurse Balkan Sunflowers Kosova u zgjodh sekretare , te dyja organizatat do të jenë në këto funksione për periudhën një vjeçare. Në takim u diskutua lidhur me materialet për trajnim dhe periudhën kohore për implementimin e tyre, kjo do të definohet në një periudhë të afërme. Qëllimi i rrjetit K-RAEYN është themelimi i një rrjeti profesionistësh dhe para- profesionistësh për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme nga komunitetet RAE në Kosovë dhe të atyre që punojnë me komunitetet RAE në Kosovë . Ky rrjet bazohet në konceptin e rrjetit Romani Early Years Network (REYN) i cili u lansua në një organizim të veçantë , gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (ISSA) në tetor të vitit 2012. Organizatat anëtare të këshillit udhëheqës të rrjetit K-RAE-EYN të cilat gjithashtu morën pjesë në takim janë: Iniciativa 6, Ballkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, dhe Qendra për Arsim e Kosovës. Takimi i ardhshëm i Këshillit Udhëheqës do të mbahet gjate muajit maj,2014. Qendra per Arsim e Kosovës, paraprakisht kishte organizuar dy takime me anëtarët e K-RAE-EYN, një në dhjetor 2013 dhe një në prill 2014, ku u shqyrtuan idetë dhe planet lidhur me rrjetin dhe u regjistruan anëtarët.