Ftese për trajnim

Te gjithë anëtarët e rrjetit K-RAEEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas) ftohen për te aplikuar për trajnimin “ Edukimi për te Drejtën Shoqërore”. Trajnimi zgjat katër dite dhe do te mbahet ne datat ne vijim: 11,12 qershor dhe 16,17 qershor 2015

Trajnimi mbahet në zyrat e KEC-it në Prishtinë.

 

Trajnimi “Edukimi për të Drejtën Shoqërore” është program i cili ka për qëllim krijimin e vetëdijes kritike për të njohur diversitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik, si vlerë njerëzore. Pranimi i të tjerëve pa paragjykime, të qenit tolerant dhe i hapur, janë sjellje thelbësore e çdo qytetari, si dhe kusht për krijimin e një shoqërie demokratike. Një qasje e tillë i mundëson çdo qytetari të drejtën për të qenë i pranuar dhe i trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, në aspektin individual, shoqëror dhe institucional

 

Trajnimi organizohet në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit K-RAEEYN dhe synon të rrisë njohuritë e profesionistëve dhe para-profesionistëve. Programi është i hartuar dhe mbështetur nga  Instituti për Shoqëri te Hapur -OSI.

Afati i fundit për aplikim është të hënën, me 8 qershor 2015, ora 16:00. 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni e-mail në adresën dberisha@kec-ks.org

Web Design MymensinghPremium WordPress ThemesWeb Development

Moving Forward – First meeting of the Leading Council of Kosovo RAE Early Years Network

June 28, 2014June 28, 2014
newssssThe final review of the networks’ documentation was made and the members agreed about the final changes. The chairmen and secretary of the network were selected, Kosova Education Center will be the chairmen and Balkan Sunflowers Kosova will be the secretary of the network for the period of one year. The training materials and timeframe for their implementation were also discussed and will be defined in the near period. The aim of the K-RAEYN is to establish a network of ECD professionals and para-professionals from RAE communities in Kosovo, and those who work with RAE communities in Kosovo. It is based on the concept of Romani Early Years Network (REYN) which was launched at a special event, during the international ECD conference, organized jointly by the International Step by Step Association (ISSA) in October 2012. The member organizations of the leading council of the K-RAE-EYN who also took part in the meeting are the following: Iniciativa 6, Balkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, and Kosova Education Center. The next meeting of the Leading Council will be held during May 2014. Previously, Kosovo Education Center organized two meetings with K-RAE-EYN members, one in December 2013 and one in April 2014, where the idea and plans of the network was discussed and the members were registered.

Ecim përpara – Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të Rrjetit

June 28, 2014
Takimi i parë i Këshillit Udhëheqës të RrjetitK-RAE –EYN Gjatë takimit u bë shqyrtimi i dokumentacionit të rrjetit dhe anëtarët u pajtuan për ndryshimet përfundimtare. U zgjodhën kryesuesi dhe sekretari i rrjetit. Qendra për Arsim e Kosovës u zgjodh kryesuese kurse Balkan Sunflowers Kosova u zgjodh sekretare , te dyja organizatat do të jenë në këto funksione për periudhën një vjeçare. Në takim u diskutua lidhur me materialet për trajnim dhe periudhën kohore për implementimin e tyre, kjo do të definohet në një periudhë të afërme. Qëllimi i rrjetit K-RAEYN është themelimi i një rrjeti profesionistësh dhe para- profesionistësh për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme nga komunitetet RAE në Kosovë dhe të atyre që punojnë me komunitetet RAE në Kosovë . Ky rrjet bazohet në konceptin e rrjetit Romani Early Years Network (REYN) i cili u lansua në një organizim të veçantë , gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (ISSA) në tetor të vitit 2012. Organizatat anëtare të këshillit udhëheqës të rrjetit K-RAE-EYN të cilat gjithashtu morën pjesë në takim janë: Iniciativa 6, Ballkan Sunflowers Kosova, Save the Children, Bethany Christian Services, dhe Qendra për Arsim e Kosovës. Takimi i ardhshëm i Këshillit Udhëheqës do të mbahet gjate muajit maj,2014. Qendra per Arsim e Kosovës, paraprakisht kishte organizuar dy takime me anëtarët e K-RAE-EYN, një në dhjetor 2013 dhe një në prill 2014, ku u shqyrtuan idetë dhe planet lidhur me rrjetin dhe u regjistruan anëtarët.